Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Shpati nuk ėshtė gay!

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shpati nuk ėshtė gay! Empty Shpati nuk ėshtė gay! Wed Mar 12, 2008 4:47 am

Admin

Admin
Admin

Shpati nuk ėshtė gay! 1264648936_small
E dashura e tij, Aferdita Dreshaj hedh poshtė shpifjet e pėrhapura
Para disa ditėsh, nė njė tė pėrditshme shqiptare u publikua njė set fotosh skandaloze, ku kėngėtari kosovar Shpat Kasapi ishte kapur nė shtrat me dy meshkuj. E gjithė kjo situatė bėri jo pak bujė nė mediat tona, kur bėhet fjalė pėr njė emėr tė njohur tė muzikės shqiptare, pėr tė cilin ēmenden qindra e qindra vajza. Natyrisht qė pėrveē Shpatit, personi i dytė mė tepėr i prekur nė gjithė kėtė mesele ėshtė Afėrdita Dreshaj.

Vajza qė po sundon pasarelat e botės dhe qė sė fundi ėshtė bėrė imazhi i “Lamborghinit”, i njėrės prej kazinove mė tė mėdha nė Miēigan, u tmerrua kur mėsoi pėr fotot qė qarkullonin kėtu nė kryeqytet. “Nuk ėshtė hera e parė qė lidhja jonė ėshtė bėrė objekt thashethemesh pėr shumė media shqiptare. Ndėrsa lidhur me kėtė ēėshtje qė na ka mėrzitur jo pak, unė mund t’ju siguroj qė nuk ka asgjė tė vėrtetė. Dashuria jonė ėshtė si gjithnjė fantastike dhe jo mė kot jam shprehur se me Shpatin e shoh veten deri nė vdekje”, ėshtė shprehur ajo.

Tė qenit pjesė e thashethemeve nuk ka qenė kurrė diēka pozitive pėr vajzėn nga Mali i Zi. Sidomos pas publikimit tė lidhjes sė saj me njė kėngėtar tė suksesshėm, ēdo lėvizje e tyre ėshtė komentuar jo pak herė. “Rasti mė i fundit i thashethemeve ka qenė njė lidhje e Shpatit me Rovena Stefėn. Duke qenė se ata tė dy rrinė shumė kohė bashkė, nėpėr koncerte nė Kosovė e jashtė saj, kjo i shtyu mediat tė mendojnė se ai ėshtė ndarė nga unė, pėr t’u lidhur me Rovenėn. Ata tė dy jo vetėm qė janė miq shumė tė mirė, por unė e njoh atė vajzė dhe me bindje them qė ėshtė person tejet i mirė. Tani ka dalė edhe ky thashethemi i fundit, qė duket sikur u ka vėnė vulėn tė gjithave”, vijon modelja.

Largėsia nga njėri-tjetri nuk i ka krijuar kurrė probleme ēiftit tė ri, pėr tė mos u lėnė kėsisoj shkas edhe gojėve tė liga qė tė aludojnė pėr krisje tė marrėdhėnieve mes tyre. Por pėr sa kohė qė Afėrdita shprehet se dashuria ndaj Shpatit ėshtė gjėja mė e bukur qė i ka ndodhur nė jetė, kjo lė shkas pėr komente tė tjera, e jo mė tė mendosh qė kėngėtari ka kaluar njė natė erotike me dy meshkuj (kjo sipas njė tė pėrditshmeje). “Unė e kam tė vėshtirė ta perceptoj njė ide tė tillė, e jo mė tė mendoj qė i dashuri im mund tė ketė ndėrmarrė njė veprim tė tillė. Asnjėherė nuk mund ta bėjė Shpati njė diēka tė tillė e pėr asnjė arsye nė botė. Ne kemi njėri-tjetrin dhe mbi tė gjitha, ndjenjėn qė na lidh ēdo ditė e mė shumė bashkė”.

Afėrdita shkon mė tej, duke thėnė se ata tė dy janė besimtarė tė devotshėm dhe njė gjest tė tillė Shpati nuk do ia kishte lejuar vetes pėr asnjė interes nė botė, qoftė ai monetar apo edhe shpirtėror. Duke qenė se lidhja e tyre ka hyrė tek faza serioze, kjo nuk lė shkas pėr interpretime aspak serioze. “Shpesh mė kanė pyetur nėse do tė ketė fejesė mes meje dhe Shpatit, dhe unė kurrė nuk kam dhėnė pėrgjigje negative. Njė lidhje serioze nuk besoj se ka nevojė pėr situata tė neveritshme, si ato qė pėrshkruajnė mediat, sepse Shpati nuk ėshtė i tillė”, pėrfundon ajo.

https://shqipstar.forummotion.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi