Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Ahmeti: Shqipėrinė e dua edhe kėshtu, ajo ėshtė nėna ime

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Admin

Nė intervistėn e dhėnė pėr gazetėn "Ora News", kreu i BDI, Ali Ahmeti, sqaron dhe marrėdhėniet me Shqipėrinė, duke u shprehur se e ka dashur dhe e do gjithmonė. Pasi pėr tė, nėna duhet dhe ashtu e rreckosur, edhe nė ditė tė mira. Pėr tė, Shqipėria ka qenė vendi ku kanė marrė forcė. Ai nuk mungon tė shprehet se e ka tė vėshtirė tė vendosė pėr largimin nga politika.

Cilat janė raportet tuaja me Shqipėrinė? Kur keni qenė pėr herė tė parė nė Shqipėri?

Nė Shqipėri pėr herė tė parė kam qenė nė 1992.

Sa vjeē ishit?

33 vjeē.

Keni dashur tė shkoni mė pėrpara?

Kam dashur, por kam dashur si student nė vitet '80, tani pasuan ngjarjen nė '81-shin.

Ishit nė Tiranė pėr tė parė '92-ishin?

Po nė Tiranė.

Ju zhgėnjeu, ishte ajo qė prisnit apo ishte mė e idealizuar Shqipėria tek ju?

Unė jam njė djalė qė e dua nėnėn edhe kur ėshtė keq, edhe kur ėshtė leckosur, edhe kur ėshtė e sėmurė, sepse nėna nuk zėvendėsohet me asgjė.

E keni treguar sepse kur keni dalė pėr herė tė parė tė votoni keni qenė dorė pėr dore me nėnėn tuaj...

Unė nėnėn e dua. Nuk kam qenė nga ata qė mund tė them se u zhgėnjeva kėtu, sepse nuk kisha krijuar iluzione se si mund tė jetė Shqipėria, se Shqipėria mund tė jetė njė parajsė dhe tani tė zhgėnjehem se mė doli ferr. Unė nėnėn e kam dashur dhe nėna duhet si nėnė.

Ishit nė legalitet nė atė kohė?

Jo.

Nga '92-shi deri me 2001 kur ju ishit nė krye tė UĒK-sė gjatė trazirave tė marsit tė atij viti. Sa herė shkuat dhe erdhėt nė Shqipėri dhe a keni pasur shok e miq, apo edhe kontakte me Tiranėn zyrtare?

Nga '92-shi deri nė '99-tėn ne kemi pasė shumė lėvizje nė Shqipėri, tani veē mė ngushton tė mė pyesėsh a ke qenė 20 herė apo 50 herė. Po e them nė mėnyrė simbolike, me mė thėnė qė ke qenė 20 herė tė them nuk e di, tė me thuash qė keni 50 herė nuk e di. Gryka e Otrantos ka qenė Shqipėria dhe a mund tė hysh nė Adriatik pa kaluar nė grykėn e Otrantos, nuk kalon dot dhe Shqipėria pėr ne ka qenė Otranto. Kemi kaluar nė misione tė ndryshme pėr nė Kosovė, nėpėr Shqipėri kemi pasur shumė kontakte me shumė njerėz, kam shumė miq, aq shumė miq janė saqė pėrsėri mė ngushton tė mė pyesėsh se sa ėshtė numri i tyre.

Kontaktet dhe raportet qė keni me klasėn politike shqiptare, si kanė qenė edhe si janė aktualisht?

Nė vazhdimėsi me klasėn politike shqiptare kam pasur raporte tė mira, sepse edhe interesa tė tilla kanė qenė. Aktualisht gjithashtu i kemi tė mira, si me partitė nė pushtet, gjithashtu edhe me ato nė opozitė. Nė tė kaluarėn kemi pasur kontakte, me partitė nė pushtet dhe opozitė. Mirėpo, e kaluara ka qenė njė e kaluar me shumė ngarkesa dhe mė tepėr ka lindur qė te jemi nė kontakte me partitė nė pushtet. Por, sot ne kemi raporte krejtėsisht tė tjera, ruajmė kontakte me tė gjitha partitė politike nė Shqipėri. Ėshtė njė kėnaqėsi pėr ne nga mesazhet qė morėm, nga tė gjithė, qofshin nė pozitė dhe opozitė, qė ne shqiptarėt duhet tė pėrpiqemi tė punojmė pėr tė pėrparuar dhe si shqiptar nė Maqedoni, pa parė nėse ka ndonjė pėrplasje nė Shqipėri midis partive politike, qoftė pėr kod zgjedhor, nėse do tė jetė kėshtu reforma zgjedhore apo do tė jetė ashtu, a do tė jetė me njė zone apo do tė jetė me 2 zona. Kėto janė probleme qė i takojnė Shqipėrisė.

Ju si parti politike i pėrkisni krahut tė majtė, qendrės sė majtė?

Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė njė parti tematike qė ka terma shumė tė rėndėsishėm, siē ėshtė "Marrėveshja e Ohrit", implementimi i plotė i "Marrėveshjes sė Ohrit", qė do tė thotė barazi tė plotė pėr shqiptarėt. Integrimi i shqiptarėve brenda shtetit tė Maqedonisė, se por dikush edhe e keqinterpreton integrimin si asimilim. Integrim do tė thotė tė integrohesh edhe tė mos humbėsh vlerat e tua, siē ėshtė integrimi nė Evropė. Cili vend i Evropės ėshtė asimiluar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia. Do tė thotė tė respektohet diversiteti. Integrimi do tė thotė i shqiptarėve nė Maqedoni, nė rajon, pse shqiptarėt tė mos kenė njė qendėr, pėr shembull, pėr studime albanologjike, ē'tė keqe ka. Pse tė mos ketė unionin e universiteteve shqipfolės qė ligjėrojnė shqip. Pse tė mos e ketė? Pse tė mos ketė njė qendėr etnokulturore pėr tė gjithė shqiptarėt. A i dėmton shqiptarėt nėse ka njė qendėr pėr universitetet qė ligjėrojnė shqip. Kjo nuk ėshtė as Shqipėri e Madhe, as e vogėl, por aty ku jetojnė, nė atė hapėsirė, pse tė mos i ndėrtojmė kėto vlera tė pėrbashkėta. Fundi i fundit, unė nuk e mohoj qė jam shqiptar. Identiteti im, kombi im, gjaku im, ėshtė shqiptar dhe kėtė nuk e mohoj dhe gjithė bota e di. Kosovar komb nuk ka, nė Kosovė jetojnė shqiptarėt, jetojnė serbėt kosovar, sepse serbi qė braktis Kosovėn si del nė Serbi, i thonė je kosovar, ik nė vendin tėnde andej. Kėshtu qė, ka shumė gjėra qė ne na presin si komb, por pėr t'i bėrė nė tė ardhmen dhe nuk duhet hezituar. Pėrse tė mos kemi njė televizion pėr shembull, mbarėshqiptar, i gjithė shqiptarėve siē e kanė Austria, Gjermania dhe Zvicra. 3 sat, pėr shembull, pėrse tė mos kemi njė 3 sat?!

Besoj se zhvillimi i teknologjisė dhe teknologjitė digjitale, por edhe teknologjitė satelitore besoj se po e shohin dalėngadalė edhe kėtė ēėshtje. Kujt partie i jeni pranė nė Shqipėri, me kė parti? Por, me sa duket, jeni i baraslarguar dhe barasafruar me tė gjithė.


Raportet qė keni me liderėt politikė shqiptar? Kur shkoni nė Tiranė, pėrveē atyre takimeve zyrtare, pėrveē kontaktit pėr ēėshtje tė rėndėsishme politike qė ju bashkojnė. A keni edhe miq nė kėtė klasė politike shqiptare?

Unė kam shumė miq dhe po tė filloja me radhe... Nė pjesėn e elitės edhe ato janė nė parti tė ndryshme. Mirėpo unė i kam miq, qė njihen duke filluar nga vitet '90-'92 edhe mė herėt ndoshta deri nė ditėt e sotme. Kemi kontakte me Kryeministrin e Shqipėrisė, Presidentin, me partite politike nė Shqipėri, kemi respekt reciprok. A janė tė mėdha apo tė vogla, nė kongresin e Bashkimit Demokratik pėr Integrim ju jam mirėnjohės, pjesa dėrrmuese e partive kanė ardhur nė kongresin qė kemi mbajtur para dy vitesh. Duke filluar qė nga Partia Demokratike deri te partitė mė tė vogla, si zoti Milo etj.

Kush ėshtė ēmimi apo objektivi juaj final qė keni nė politikė?

Me duket se e sqarova se kush ėshtė objektivi im final nė politikė. Sa mė takon si shqiptar dua tė krijojmė qendra tė pėrbashkėta kulturore, arsimore, mediatike. Nė rrafshin ndėrkombėtar dua qė Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, tė jenė pjesė e BE-sė dhe NATO-s. Nė radhė tė parė tė NATO-s dhe pastaj nė BE pas implementimit tė standardeve, konform standardeve evropiane. Kurse pėr nė NATO mendoj qė janė diēka mė pėrpara si Shqipėria ashtu edhe Maqedonia. Por edhe Kosova, sepse Kosova drejtpėrsėdrejti ka prani tė forcave tė NATO-s nė Kosovė. Por, Kosova edhe jo mė shumė tanimė mė optimist me vendosjen e misionit evropian qė do t'i pėrshpejtoje kėto standarde. Pikėrisht ky komision i Evropės kėtė rol e ka qė sa mė parė Kosovėn ta afroj tek Evropa. Unė do tė isha i lumtur sikur kėto ēėshtje qė pėr mua janė ideale, Evropa e Bashkuar dhe NATO, njė mision, t'i rrumbullakosnim me sukses. Pasi t'i rrumbullakosnim me sukses kėto ēėshtje, atėherė do tė flasim dhe besoj se nuk do tė jem i vjetėr nė moshė, akoma jam i ri, do tė flasim pėr vizione tė tjera, pėr ēėshtje tė tjera.

Pra, nuk e mendoni tėrheqjen politike, e mendoni larg...?

Po edhe tė mendoj qė tė tėrhiqem, nuk mė lėshojnė mua.

Kush?

Bashkėmendimtarėt, bashkėluftėtarėt, bashkėveprimtarėt, se ndoshta kisha dashur tė kaloj pak nė pension tė hershėm, por nuk ndryshoj.

E keni ēuar ndonjėherė nė pension tė parakohshėm?

Po ta them sinqerisht, shumė familjarisht, shumė miqėsisht. Rrugėn nėpėr tė cilėn ne kemi kaluar ka qenė njė rrugė shumė e rėndė, e lodhshme, me shumė batica dhe zbatica. Me shumė emocione. Tamam ngjan si njė trup me fut nė kalorifer, prej kaloriferit e fut nė frigorifer, nuk ka qenė e lehtė atė qė kam pėrjetuar. Unė kam pėrjetuar 3 luftėra. Ta them unė, sepse si unė janė shumė shokė tė mi. Ndoshta kemi nevojė qė tė pushojmė edhe tė jetojmė edhe nga pak nė kėtė jetė si njerėz tė lirė dhe pa ngarkesa.

Ēfarė do tė donit tė bėnit nė jetėn e lirė dhe pa ngarkesa politike?

Shumė miq mė thonė qė duhet tė shkruaj memorien, duhet tė shkruaj kujtime, a e din qė kėtė s'dua ta bėj. Kėshtu qė, kemi nevojė tė dalim edhe tė lavdėrojmė tokėn, tė dal edhe nė pazar, tė dalim edhe aty ku bėhet njė dasmė e madhe.

Tė kanė munguar toka? Tė pėlqen t'i kthehesh fermės? Tė jesh njė fermer?

Mė ka munguar dhe mė pėlqen. Me kėnaqėsi nėse gjej pak kohe unė dalė me vėllanė dhe e shoqėroj vėllain tim me bagėti, veēse dal nė mal dhe shoh ku lėvizet.

Mund tė ndodh qė tė mund tė takohemi pas jetės sė 20 vjetėsh nė njė sfidė tė tillė, ju nė mal me bagėti, me parmendė?

Unė edhe tani rri nė mal me bagėti, pak kohė tė lirė qė tė kem unė jam nė mal.

Ju nuk i ndaheni malit dhe mali juve, qoftė kur keni qenė luftėtar i lirisė, qoftė tani nė politike...

Problemi ėshtė qė tė shkurorėzohemi, divorc nuk mund ta bėjmė. Unė ndjej pėr 18 vite qė nuk kam jetuar nė vendin tim, unė kam ardhur, po kam ardhur fshehurazi, me misione, siē ka pas qenė. Por, unė nuk e kam shijuar erėn, dritėn e vendit tim. Gjithmonė kam lėvizur natėn, ditėn kam pushuar dhe kam nostalgji pėr 18 vjet. Unė dua pėllėmbė pėr pėllėmbė dua ta ec tokėn, e ndjej kėtė gjė, kam nostalgji pėr 18 vite. Ėndrrėn pėr 18 vite e kam parė nė vendin tim dhe nuk bėj demagogji, kur them qė ėndrrėn e kam parė. Kam qenė shumė i lidhur shpirtėrisht, sa edhe vend mė tė bukur nuk ka.



Pėr Menduh Thaēin

"Jam pėrpjekur qė me partitė politike shqiptare gjithmonė tė krijojmė relacione tė pėrafėrta, qė nė luftėn 2001 jemi pėrpjekur qė shqiptarėt tė jenė unik. Mirėpo, dukshėm nga viti 2003 e kėtej filloi njė luftė goxha e ashpėr nga partia e zotit Xhaferri nė atė kohė dhe zoti Thaēi, duke e shpallur luftėn e UĒK-se si tradhti kombėtare, duke shpallur Shtabin e Pėrgjithshėm si tradhtar tė kombit".



Pėr pavarėsinė e Kosovės

"Tani mendoj se nė bazė tė komenteve, Gruevski ėshtė autoritar, vendimet i merr shumicėn e rasteve pa kolegjium partie apo institucioni qeverie, qė ai drejton. Unė mendoj qė Gruevski, sa mė parė ta njohė Republikėn e Kosovės, ndihmon pėr stabilitetin nė rajon. Amerika e ka njohur pavarėsinė e Kosovės. Pėrse tani heziton".

https://shqipstar.forummotion.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi