Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Thaēi s’shkon nė Prishtinė, afrohet me “proserbin” Gruevski

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Admin

Nė takimin e sė enjtes qė ishte paraparė tė zhvillohej nė Prishtinė, nuk do tė marrin pjesė krerėt e PDSH-sė dhe PPD-sė, Menduh Thaēi dhe Abdylhadi Veseli. Thaēi pas takimit me Gruevskin, tha se vlerėson se nuk ka nevojė tė marrė pjesė nė takime qė zhvillohen vetėm pėr tė bėrė marketing politik. “S’do tė marr pjesė nė atė takim, sepse qėllimi i tij ėshtė pėrfitimi i pikave politike, ndėrsa ne kemi punė mė tė rėndėsishme, se sa takime tė tilla”, tha Menduh Thaēi. Kryetari i PPD-sė, Abdylhadi Veseli mospjesėmarrjen nė takimin e paraparė nė Prishtinė e ka arsyetuar duke thėnė se agjendėn e ka tė ngjeshur dhe se nuk ka mundur tė gjejė kohė. “Pėr shkak tė agjendės tonė tepėr tė ngarkuar qė ka tė bėjė me bisedimet qė zhvillohen me kryeministrin e Maqedonisė, nuk do tė kem mundėsi tė marr pjesė nė takimin e sė enjtes qė keni thirrur me liderėt e partive shqiptare nė Maqedoni”, ka thėnė nė letrėn e tij, Veseli. Tė mėrkurėn kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi i ka dėrguar ftesw kryetarit tw BDK-sė, Hysni Shaqiri. Njė ditė mė parė kreu shtetėror i Kosovės, u dėrgoi ftesa liderėve tė BDI-sė, PDSH-sė, BDSH-sė dhe PPD-sė, Ali Ahmetit, Menduh Thaēit, Bardhyl Mahmutit dhe Abdylhadi Veseli nė takime tė ndara me krerėt e Kosovės. Takimet janė iniciuar nga presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Nga ana tjetėr tė mėrkurėn kryeministri Nikolla Gruevski ka realizuar takime tė veēanta me liderėt e partive kryesore nė vend. Ai takimin e ka filluar me kryetarin e PDSH-sė, Menduh Thaēin, mė pas me liderin e BDI-sė, Ali Ahmetin dhe kryetaren e LSDM-sė, Radmilla Sheqerinska. Thaēi pas takimit tha se propozimet e fundit tė ndėrmjetėsuesit Metju Nimic janė tė vjetra dhe tė refuzuara disa herė nga ana e Maqedonisė. “Shpresoj se tė gjithė do tė punojmė nė kėtė proces qė tė ketė fund tė mirė. Tek sė pari na presin negociata tė fuqishme”, deklaroi lideri i PDSH-sė Menduh Thaēi. Nė pyetjen e gazetarėve cila ėshtė tani pozita e PDSH-sė nė Qeveri, Thaēi u pėrgjigj se partia e tij vetėm politikisht e ka braktisur koalicionin. “Tani qėndrojmė para incidentit qė e shkaktoi deklarata e zėvendėskryeministrit Imer Aliu. Pėrparėsi duhet t’i jepet dialogut dhe bisedimeve, e pastaj tė merren vendimet e ndryshme”, tha Thaēi. Sipas tij, ende ėshtė herėt tė thuhet pėr cilat nga ēėshtjet e hapura ekziston pajtueshmėri mes PDSH-sė dhe Qeverisė. Pas takimit tė Ahmetit me Gruevskin, BDI ka lėshuar njė kumtesė nė tė cilėn thuhet se Ahmeti dhe Gruevski kanė diskutuar pėr rrjedhėn e negociatave qė po zhvillohen nė Vjenė pėr zgjidhjen e kontestit pėr emrin me Greqinė. “Nė rrethanat aktuale kur vendi ėshtė i pėrfshirė nga njė krizė e thellė qeveritare, komunikimi i drejtpėrdrejtė mes tė gjithė faktorėve politikė ėshtė i domosdoshėm. Si pjesė e konsultimeve intensive mes faktorėve relevantė politikė tė vendit dhe tė rajonit pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe nė pritje tė ftesės pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO, Ahmeti tė enjten do tė udhėtojė nė Prishtinė, ku me ftesė tė kryeministrit tė Kosovės, do tė realizojė takime me zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės. Gruevski po ashtu ėshtė takuar edhe me kryetaren e LSDM-sė, Radmilla Shekerinska, ndėrsa takim ėshtė caktuar takim edhe me presidentin Branko Cėrvenkovski.


SHBA: Nuk ėshtė koha pėr lojėra politike

Ambasadorja amerikane Xhilian Millovanoviq ėshtė takuar me liderėt e PDSH-sė Menduh Thaēi dhe liderin e BDI-sė Ali Ahmetin. Nė kėto takime ėshtė diskutuar situata e fundit nė skenėn politike nė vend si dhe ēėshtja e emrit. Porosia e SHBA-ve ėshtė se Maqedonisė i nevojitet stabilitet dhe funksionimi i institucioneve pėr hyrje nė NATO. “SHBA u sugjeron liderėve politikė tė Maqedonisė tė mbėshtesin sa mė shpejtė gjetjen e njė zgjidhje tė ēėshtjes sė emrit”, thuhet nė njė deklaratė tė lėshuar nga ambasada amerikane nė Shkup, pas kėtyre takimeve. “Tashmė nuk ėshtė koha pėr lojėra politike. Tani ėshtė koha qė tė lihen mėnjanė llogaritjet politike dhe partiake”, thuhet nė deklaratė. SHBA thotė se dėshiron anėtarėsimin e Maqedonisė nė NATO. Po ashtu takim me pėrfaqėsuesit e ambasadės amerikane ka realizuar edhe kreu i PPD-sė, Abdylhadi Veseli.


Thaēi: E di datėn kur Maqedonia do ta njohė Kosovėn

Kreu i PDSH-sė, Menduh Thaēi tha se e ka tė njohur datėn kur Maqedonia do ta njoh Kosovėn, por datėn nuk e di kryeministri i Kosovės. “Hashim Thaēi mendon se ai ėshtė kryeministėr i Maqedonisė. Nga ana e tyre ka pasur deklarata tė palejueshme dhe tė gabuara, tė cilėt kėtu kanė krijuar probleme”, tha Thaēi. Sipas tij, e gabuar ėshtė edhe deklarata e zėvendėskryeministrit tė Kosovės lidhur me demarkacionin e kufirit me Maqedoninė. “Pėr dy-tri ditė do tė tejkalohet kjo situatė, pasi qė tė enjten ose tė premten, sipas njohurive tė mia, do tė takohen komisionet dhe do tė fillojė zgjidhja e problemit rreth demarkacionit”, potencoi Thaēi.

https://shqipstar.forummotion.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi