Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Anulim enigmatik i takimit Sejdiu - Thaēi

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Admin

Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu tė enjten nė moment tė fundit e ka anuluar takimin me kryetarin e Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaēi, takim i cili ka qenė i caktuar prej mė herėt. Zyrtarisht janė paraqitur arsyetime kundėrthėnėse lidhur me shkaqet e anulimit tė takimit. Nė kabinetin e presidentit Sejdiu kanė thėnė se takimi ėshtė anuluar pėr shkak tė agjendės sė ngjeshur tė presidentit kosovar, kurse nė PDSH kanė thėnė se takimi ėshtė anuluar pėr shkak tė mbledhjes sė Kuvendit qendror tė PDSH-sė.
“Takimi ėshtė anuluar pėr shkak se janė paraqitur disa obligime tė rėndėsishme pėr presidentin Sejdiu tė cilat nuk kanė mundur tė anulohen. Takimi ėshtė anuluar me mirėkuptim tė dyja palėve dhe me marrėveshje qė ai takim tė realizohet nė ndonjė rast tjetėr”, ka deklaruar pėr “Lajm” zėdhėnėsi i presidentit kosovar Xhavit Beqiri. Tė enjten ai nuk ka mundur tė thotė se kur do tė realizohet ky takim. Nė PDSH kanė thėnė se Menduh Thaēi nuk ka udhėtuar pėr nė Kosovė. “Kryetari ka anuluar takimin pėr shkak tė mbledhjes sė Kuvendit qendror partiak”, ka deklaruar zėdhėnėsi i PDSH-sė, Adriatik Imeri. Megjithatė burime tė mirinformuara pėr “Lajm” kanė thėnė se kryetari i PDSH-sė tė enjten paradite ėshtė nisur pėr nė Prishtinė. Ata kanė arritur deri nė afėrsi tė vendit tė quajtur “Fusha e pajtimit” qė gjendet mes Kaēanikut dhe Ferizajit, prej ku janė kthyer, pasi prej kabinetit tė Sejdiut i kanė njoftuar se takimi do tė anulohet. Tė njėjtat burime kanė thėnė se takimi ėshtė anuluar nėn presion tė kryeministrit kosovar Hashim Thaēi, i cili ėshtė nė raporte tė ftohura me kryetarin e PDSH-sė. Jozyrtarisht ata kanė thėnė se takimi ėshtė anuluar edhe pėr shkak tė “sjelljes aktuale tė PDSH-sė nė skenėn politike nė Maqedoni. Zėdhėnėsi Beqiri ka thėnė se raportet e ftohura mes PDK-sė sė Kosovės dhe PDSH-sė sė Maqedonisė nuk janė shkak pėr anulim tė takimit. “Zoti Sejdiu ėshtė president i shtetit dhe raportet e tij ndėrtohen konform pozitės qė e mbanė”, ka thėnė pėr “Lajm”, Beqiri.

https://shqipstar.forummotion.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Similar topics

-

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi