Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

2po2 - Rruget E Jetes 2

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

12po2 - Rruget E Jetes 2 Empty 2po2 - Rruget E Jetes 2 Thu Mar 13, 2008 11:06 pm

PRADA_

PRADA_

Me zemer te plagosur dhe me lote te pertrime
Me shpirt te pergjakur me ze te madh therras Prishtine
vetem Prit se une do te kthehem
Nga enderrat e deshtimit kurre nuk do te thehem
Do te futem ne loje ne ate me te veshtiren
Do te jem i persosur vetes te ja plotesoj deshiren
Keshtu ndodhi nuk ndegjoja me per askend
E futa ne shoke edhe kalibrin me te rende
BAM BAM Ishin krismat qe te shtyenin ne humnere
Une ekzekutoja urdherin vrisja edhe njerez me vlere
Profesionin qe nuk e zgjodha tani me mburrje e mbaja
Si nje don i vertete drogen ne metropole e shperndaja
Tani me veq isha bere korleone i vertete
Hecja rruges i percjellur tjeret me dukeshin te shkrete
Nga nje hajn i thjeshte ne diller te shemtuar
Nga nje vrases i paguar ne boss te mallkuar
Nga shume njerez qe me donin drejt ne vetmi
Nga nje jete e lumtur drejt ne burg te zi.

(refreni)(2x)
Se ne i prezentojme shqiptaret qe pare posht hedhin
Te gjithe ata qe vjedhin qe vrajne qe drogen ne metropole e shperndajne
Se ne e prezentojme realitetin ne kete bote plot rrena
Ata qe jane mbrenda te lidhur qe jeta ju eshte bere e hidhur.

Ku e humba simpatine per vogelushen e bukur
Ku e humba dashurine per ate qe me bente te lumtur
Ku me mbeti lumturia dhe jeta familjare
Dhe gruan femijet i humba per te mallkuarat pare
Ku e lashe ngrohtesine prinderore ne vendlindjen plot shoke
Te gjitha keto i humba duke luftuar per nentoke
E nentoka qfare me dha perveq pikellimin dhe merzine
Mi la dhe grilat ne dore edhe mallin per shtepine
Edhe vuajtjet e perditshme me zero paret qe i kam
Edhe enderrat e keqija qe pjese e jetes sime jane.

Dhe fytyrat e zbehura te njerezve qe jeten u shkaterrova
Edhe t'buzeqeshura te atyre qe pasurine u zmadhova
Kam dhe femrat e keqija qe shume e donin xhepin tim
Edhe te mirat qe i maltretoja pa asnje arsyetim.

Kam dhe shpresat e humbura ne jeten time plot dhembje
Edhe tregimet e mija qe e gezojne kurreshtjen tende
Kam dhe vazhdimet e tregimeve qe nuk kane perfundim
Dikur prezentoja diqka e tani vetem deshtim.

(refreni)(4x)
Se ne i prezentojme shqiptaret qe pare posht hedhin
Te gjithe ata qe vjedhin qe vrajne qe drogen ne metropole e shperndajne
Se ne e prezentojme realitetin ne kete bote plot rrena
Ata qe jane mbrenda te lidhur qe jeta ju eshte bere e hidhur

http://www.AlbaTOK.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi