Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Lushnje: Orgji ne autostrade me dy meshkuj, Policia e arreston

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin


Admin


Nje 23-vjecare me origjine nga Kavaja dhe banuese ne Lushnje eshte arrestuar dje ne flagrance ne aksin rrugor kombetar Lushnje-Fier. Burime nga policia vendore bejne te ditur se Zamira C. u kap duke kryer marredhenie seksuale me pagese me dy kliente njekohesisht. Policia tha se aktiviteti i gruas se re mbahej prej kohesh nen vezhgim, pas sinjalizimeve te marra ne rruge operative, derisa u kap “me presh ne dore”.

Sipas policise, mesditen e djeshme Zamira C hipi ne “Benz”-in, ku ndodhej drejtuesi i mjetit dhe nje shok i tij. Pas muhabeteve te zakonshme, fjaleve dhe gjesteve provokuese, 23-vjecarja ka pritur si zakonisht qe ata te vendosnin per te bere “oferten”. Ne pak minuta, gjithcka ishte vendosur. Zamira C mesohet se ka kerkuar 3 mije leke nga secili dhe dy shoket kane ndaluar makinen ne nje qoshe anes rruges. Ndersa situata kishte filluar “te nxehej” mberriten uniformat blu.

Burime nga uniformat blu bene te ditur se 23-vjecarja mbahej nen mbikeqyrje te rrepte, qe nga mbremja duke u gdhire dita e djeshme. Rreth ores 10.00 te mengjesit te djeshem, inspektoret sinjalizuan ne radio se gruaja ishte pare te hipte ne nje automjet tip “Benz”. Nje patrulle e levizshme e policise ka ndjekur ne distance makinen e sinjalizuar me tre persona ne bord, derisa ka devijuar nga rruga. Uniformat blu kane pritur me durim, derisa te fillonte konsumimi i vepres penale dhe jane hedhur ne aksion. Burimet saktesojne se gjate kontrollit fizik, 23-vjecares i jane gjetur ne trup 10 mije leke dhe disa profilaktike, te cilat jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Dy klientet jane liruar, pasi jane marre ne pyetje, ndersa 23-vjecarja pritet te dale se shpejti perpara togave te zeza te Lushnjes, per t’u njohur me masen e sigurise.

“E bera per te ushqyer foshnjen”

Nga hetimet e para, policia mesoi se Zamira C. eshte e lindur ne qytetin e Kavajes, ndersa tre vjet me pare eshte martuar ne qytetin e Lushnjes. Nga martesa, 23-vjecares i ka mbetur vetem nje femije i mitur, pasi rreth gjashte muaj me pare eshte divorcuar. Vete gruaja e re i ka treguar uniformave blu se gjendja e saj ekonomike ishte teper e veshtire. “Jam pa pune e pa te ardhura. Duhet te ushqej foshnjen time, nuk mund ta le te vdese”, mesohet te kete deklaruar Zamira C., ndersa merrej ne pyetje nga oficeret e policise gjyqesore. Ajo ka treguar se askush nuk e shfrytezonte dhe vetem varferia e detyronte per te dale ne rruge.

Si i “seleksiononte” klientet 23-vjecarja

Policia tha se vendi ku 23-vjecarja ushtronte “profesionin” ishte aksi rrugor kombetar Lushnje-Fier. Ketu gruaja zgjidhte automjetet, te cileve u zgjaste doren per te bere autostop. Pasi hipte ne makine, Zamira C. fillonte bisedat me drejtuesit e automjeteve, duke folur per detaje intime. Bisedat e lirshme, dekolteja dhe levizjet joshese te gruas nuk linin dyshime te shoferet per qellimet e saj. Sipas oficereve te policise gjyqesore, gruaja perzgjidhte automjetet me nje person, por edhe kur kishte nje pasagjer tjeter. Pasi perfundonte “pazari”, ishin klientet qe vendosnin, ne varesi te xhepit, nese deshironin te shkonin ne motel, apo te perfundonin gjithcka ne automjetet e tyre.

Shiko profilin e anėtarit http://shqipstar.forummotion.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi