Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Kim Mehmeti : Dolėn sepse s’kishin ku tė hynin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin


Admin
Edhe nė politikė, si nė ēdo udhėtim tjetėr jetėsorė , tė sigurta janė vetėm rrugėt qė kanė dalje, tė cilat mundė t’i ecėsh edhe pa e ditė se ku tė shpien, por vetėm nėse je i sigurt se nuk tė ēojnė nė humbėtirė. Ajo qė e dallon rrugėtimin e politikanėt nga ai i tė vdekshmėve tė rėndomtė, ėshtė vetėdija se udhėtimi i tyre i gabuara nuk ėshtė i dėmshėm vetėm pėr ata vetė, por edhe pėr zgjedhėsit e tyre, e ngandonjėherė, edhe pėr mbarė njė popull. Andaj atyre nuk u mjafton tė gjejnė rrugė qė kanė dalje sa pėr tė shpėtuar kokėn krerėt partiak, por udhė tė cilat populli do mund t’i braktisė, por pa baltosur dinjitetin e vet politik.
Mbase kėtė nuk e kanė ditur kurrė kryesuesit e PDSH-sė, tė cilėt para disa ditėve e bėnė publik vendimin e tyre qė tė braktisin koalicionin aktual qeveritarė tė Maqedonisė, tė udhėhequr nga Nikolla Gruevski. Pra dolėn nga qeveria nė kohėn kur s’kishin ku tė hynin mė thellė se aq sa ishin zhytur, kur e panė se nga do qė tė shkonin, mbrapa u ecte mėkati qė ua bėnė votuesve tė kėtushėm shqiptarė. E mėkati nuk ishte as i vogėl, as nga ato qė harrohen e falen lehtė. Ai kishte tė bėjė me tė vėrtetėn se Partia Demokratike Shqiptare, edhe pse nuk kishte legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm, e pėrdori tėrė forcėn e vet partiake qė sa mė shumė tė thellojė grindjen politike brendashqiptare dhe tė bėhej pjesė e qeverisė sė Gruevskit. Pjesė e qeverisė sė mandatarit i cili me kohė kishte paralajmėruar se kurrė nuk do bėnte koalicion qeveritarė me “terroristėt” e Ali Ahmetit, sado qė ata tė kishin mbėshtetjen e popullit. Pra, PDSH-ja iu bė krah mandatarit i cili mburrej me mospėrfilljen e vullnetit politikė shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm, dhe aq mė shumė e riktheu majorizimin etnik nė Maqedoni.
Nuk ka dyshim se kryesuesit e PDSH-sė nuk e bėnė kėtė mėkat pa vetėdije. Pa dyshim se ata besonin se pas hyrjes nė qeveri, do arrijnė ta mbulojnė kėtė veprim kundėr popullit tė vet, duke blerė deputetė tė BDI-sė. Dhe si “tregtarė” tė njohur qė ishin, qysh nė muajt e parė tė bashkėqeverisjes me VMRO-DPMNE-nė, ata shpallėn “tender” publik pėr blerje tė deputetėve. Por, arritėn tė pėrvetėsonin vetėm dy deputet nga grupi parlamentarė i BDI-sė: Fadil Sulejmanin dhe Abdulhadi Vejselin. Qė nuk i mjaftoi PDSH-sė tė bėhej parti me shumicė deputetėsh shqiptarė, por mjaftoi tė shihej se deputetėt shqiptarė nuk shiteshin aq lehtė sa e kishin parallogaritur krerėt e kėsaj partie.
Duke e parė se tregtia me deputet kishte ngecur, a nga ana tjetėr Gruevskit i kishin premtuar se do ia siguronin legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm, krerėt e PDSH-sė tentuan qė legjitimitetin e munguar ta mbulonin me pėrkrahjen qė do ia jepte qeverisė sė Maqedonisė Prishtina dhe Tiranėn zyrtare. Kėshtu qė drejtuan shikimin nga Kosova e Shqipėria, i ndėrmendėn gjitha miqėsitė dhe lidhjet e tyre tė vjetra e tė reja, dhe filluan “sezonin” e vizitave tė shpeshta qeveritare nė Prishtinė e Tiranė. Me ēka donin tė heshtnin opinionin e kėtushėm shqiptarė qė mbronte parimin se, pėrpos votuesit tė kėtushėm shqiptarė, askush tjetėr nuk mund tė vendosė se cila parti e tyre do bėhet pjesė e qeverisė. Por, edhe kjo “lojė” nuk kishte si mos pėrfundonte ashtu siē pėrfundoi: mbase Tirana dhe Prishtina zyrtare e kuptuan se dikush donte t'i bėjė pjesė tė mėkatit tė vetė, andaj edhe u sollėn sipas parimit se vėllai ėshtė vėlla, por edhe ai nuk ta huazon jorganin, kur e sheh se me tė mbulohesh edhe kur i ke kėmbėt e pista.
Pėrderisa krerėt e PDSH-sė mundoheshin ta mbulojnė disi atė qė disa e quajtėn edhe tradhti kombėtare, rritej popullariteti i Gruevskit tek maqedonasit etnike, sepse arriti tė dėshmohej si politikan qė ua morri hakun shqiptarėve tė kėtushėm pėr 2001. Nė ndėrkohė, kryeministri i Maqedonisė u bė mysafir i shpeshtė i manifestimeve qė organizonte PDSH-sė, nga i pėrshėndeste shqiptarėt duke belbėzuar edhe shqip. Mbase donte tė bėhej Skėnderbe mė i madh se sa nipėrit e kryetrimit shqiptarė. Apo, kėshtu donte t’ia lajė borxhin kryetarit aktual tė PDSH-sė, i cili qėmoti kishte marrė lėvdata si njė nga “vojvodėt” mė tė shquar tė Maqedonisė demokratike (emėrtim pėr trimat e etnitetit maqedonas gjatė pushtimit turk). Diku nė mes kėtij bashkėveprimi vėllazėrorė tė PDSH-sė dhe VMRO-DMPNE-sė, mbeti shija e hidhėt e pėrbuzjes qė u bėhej shqiptarėve tė kėtushėm. Si dhe grindjet ndėrpartiake shqiptare, tė cilat ishin qėllimi i vetėm i Gruevskit. Me ēka PDSH-ja morri legjitimitetin e Gruevskit qė tė sundojė me shqiptarėt e kėtushėm, e tė mbajė lidhjet ekskluzive me Tiranėn e Prishtinė zyrtare, por jo edhe qeveria e tij legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm. Dhe si gjithė lojėrat e ngjashme, edhe kjo lojė e pistė, do pėrfundojė ashtu siē pėrfundoi: edhe kundėr dėshirės sė vet, Gruevski duhej ta kthente kokėn nga Ali Ahmeti, e ta kuptonte se pa mbėshtetjen tij, ai nuk do ishte kryeministri i Maqedonisė, por vetėm i maqedonasve etnik.
Mbase gabimin e bėrė, Gruevski e kuptoi mė herėt se sa kryesuesit e PDSH-sė mėkatin qė kishin bėrė. Pra, ai e kuptoi se kishte mbetur peng i dėshirės sė tij tė flaktė t’i dėnonte shqiptarėt pėr 2001, para se krerėt e PDSJH-sė ta shihnin se ishin bėrė rob i ambicieve tė papėrmbajtura qė me ēdo kusht tė bėheshin pjesė e qeverisė. Duke e parė se ėndrrat dhe inatet e tij personale e dėmtonin gjithė shtetin, Gruevski pranoi dialogun me Ali Ahmetin dhe arriti me kryesuesin e BDI-sė tė ashtuquajturėn Marrėveshje tė Majit tė vitit 2007. E cila marrėveshje kishte pėr qėllim tė pėrshpejtonte realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit tė vitit 2002. Pra, ndodhi qė partia opozitare shqiptare – BDI-ja – tė jetė mė efikase se PDSH-ja nė qeveri. Kjo e irritoi PDSH-nė, andaj edhe krerėt e kėsaj partie , e jo elitat politike maqedonase, kėrkonin qė Gruevski tė heq dorė nga Marrėveshja e Majit. Pra, krerėt e PDSH-sė, kanoseshin se do e braktisnin qeverinė, nėse Gruevski do pėrmbushte kėrkesat e shqiptarėve tė dala nga kjo Marrėveshje,e ku pėrfshihej edhe sjellja e ligjit pėr zyrtarizimin e gjuhės shqipe, si dhe ai pėr statusin e viktimave tė konfliktit tė vitit 2001 dhe pėr luftėtarėt e UĒK-sė.
Gruevski u mundua tė notojė mes asaj qė ishte marrė vesh me Ali Ahmetin dhe kėrkesave tė PDSH-sė qė tė hiqte dorė nga Marrėveshje e Majit, dhe nė fund u mbyt nė pamundėsinė tė mbante stabile njė qeveri qė nuk kishte legjitimitetin e shqiptarėve tė kėtushėm. Dhe duke u mbytur nė valėt e lumit tė papjekurisė sė vetė politike dhe tė njė antishqiptarizmi tė theksuar, ai s’kishte si mos ta kuptonte se PDDSH-ja nuk ishte anija shpėtimtare qė ndershėm mbante flamurin shqiptarė. Andaj edhe kėrkonte mėnyra si tė shpėtonte nga kjo mbytje dhe nuk mund tė gjente asnjė shpėtim tjetėr pėrpos zgjedhjeve tė parakohshme. Nga ana tjetėr, zgjedhjet e parakohshme, pėr PDSH-nė janė baras me vetėvrasjen politike. Sepse popullariteti i saj tek shqiptarėt e Maqedonisė kishte rėnė aq ngutshėm teposhtė, sa bie edhe ēdo gjė qė rrokulliset nga majat e Sharrit deri nė qendėr tė Tetovės. Kėshtu qė Gruevskit nuk i mbetej rrugė tjetėr, pėrpos ta detyronte PDSH-nė tė largohet nga koalicioni qeveritarė. Pra ai mund tė bėnte tė vetmen qė i mbetej: ta largonte PDSH-nė nga qeveria dhe ta binte shtetin pėrpara aktit tė kryer pėr zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare.
Duke e kuptuar se mė Gruevski nuk kishte nevojė pėr “argatllėkun” e tyre, krerėt e PDSH-sė bėnė tė mundshmen: ngutazi pėrpiluan listėn e kėrkesave shqiptare, duke dashur kėshtu tė zhvishnin veshjen e ngushtė tė “vojvodėve”, e tė stoliseshin me pėrkrenaren e Skėnderbeut. Pra, donin tė aktronin se braktisnin qeverinė shkaku i mosplotėsimit tė kėrkesave shqiptare, e tė mos shihej se Gruevski thuajse i kishte dėbuar nga qeveria si tė harxhuar. Pra, tė mos shihej se nė atė qeveri kishin hyrė pa asnjė platformė kėrkesash shqiptare dhe pa shpjeguar se cili ishte ai qėllimi i tyre aq i lartė atdhetarė qė i ēoi tė bėheshin krah i qarqeve politike antishqiptare maqedonase.
Si do qė tė jetė dhe pa marrė parasysh arsyet qė e ēuan PDSH-nė tė braktisė qeverinė e Gruevskit, mbetet e vėrteta se ngandonjėherė ėshtė lehtė tė hysh e vėshtirė tė dalėsh, e ngandonjėherė mund tė dalėsh, po s’ke ky tė hysh. PDSH-sė i kanė ndodhur tė dy fatkeqėsitė pėrnjėherė. E qė mos u ndodh kjo edhe shqiptarėve tė Maqedonisė, ata do duhet nė ndėrkohė tė rikujtojnė se gjatė kėsaj bashkėqeverisje mes VMRO-DPMNE-sė me PDSH-nė, ndodhi rrahja e turpshme mes parlamentarėve shqiptarė, se parimin e Badinterit (votimi i dyfishtė i ligjeve – edhe me votat shumicės tė jomaqedonasve) u realizua me vlleh tė trilluar, e me pėlqim tė PDSH-sė, se krerėt e PDSH-sė i pėrbuznin udhėheqėsit e UĒK-sė duke i quajtur vrasės, se ndodhi aksioni policorė nė Brodec ku u vranė gjashtė shqiptarė e dhjetėra tė tjerė u keqtrajtuan dhe u burgosėn, e tė cilin aksion policorė Partia Demokratike Shqiptare e cilėsoi si shumė tė suksesshėm. Pra, deri nė zgjedhjet e ardhshme tė parakohshme, shqiptarėt e Maqedonisė do duhet tė rikujtojnė shumėēka qė do u ndihmojė ta kuptojnė se edhe kėto dy vite tė kaluara, si shumė herė mė parė, lirė ua shitėn partnerėve tė tyre politikė tė etnitetit maqedonas.

Shiko profilin e anėtarit http://shqipstar.forummotion.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi