Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Thaēi ia hedh fajin Aliut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Thaēi ia hedh fajin Aliut prej Tue Mar 18, 2008 4:32 am

Admin


Admin
Kryetari i PArtisė Demokratike Shqiptare (PDSH) menduh Tha;i tė hėnėn ėshtė takuar me kryeministrin Nikolal Gruevski, nė tė cilin takim ka deklaruar se zėvendės kryeministri Ymer Aliu deklaratėn pėr bojkotim tė institucioneve e ka dhėnė kokė mė vete. Tha;i tė hėnėn pasdite ėshtė takuar edhe me ambasadorin britanik nė Maqedoni Endrju Ki, pas tė cilit takim ka konfirmuar se ėshtė takuar me Gruevskin. Ai ka pėrsėritur edhe qėndrimin se deklarata e Ymer Aliut pėr braktisje tė institucioneve ka qenė deklaratė e dhėnė kokė mė vete, e jo qėndrim i PDSH-sė. Tė hėnėn pasdite pritej edhe takim i ri mes Tha;it dhe Gruevskit nė tė cilin pritej tė kėrkohet zgjidhje pėr funksionimin e mėtutjeshėm tė koalicionit qeverisės. Ndryshe tė hėnėn PDSH ka filluar bojkot tė pjesėrishėm tė institucioneve. Ministrat dhe Zėvendėsministrat nga radhėt e PDSH-sė tė hėnėn nuk janė paraqitur nė vendet e tyre tė punės. Kjo erdhi pasi zėvendėskryeministri Imer Aliu tė dielėn kėrkoi qė tė gjithė ministrat e PDSH-sė tė braktisin punėn e Qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Deputetėt dhe drejtorėt nga radhėt e PDSH-sė si dhe funksionarėt tjerė nė eshalonėt tjera kanė qenė nė vendet e tyre tė punės dhe do tė presin vendim nga kryesia qendrore e partisė nėse do tė bojkotojnė punėn e institucioneve qeveritare. Mbledhja e kryesisė qendrore tė PDSH-sė tė martėn pritet tė mbajė mbledhje pėr tė vendosur nėse funksionarėt e tyre do tė braktisin tėrėsisht institucionet qeveritare. Partitė opozitare e kanė vlerėsuar si tejet joserioze dhe tė papėrgjegjshme sjelljen e partnerėve tė koalicionit nė momentet kyēe pėr vendin.
Teura Arifi nga BDI-ja tha se PDSH-ja mė sė paku ka tė drejtė t’iu bėjė thirrje shqiptarėve pėr lėshim tė institucioneve. Ajo thotė se PDSH-ja nuk respektoi legjitimitetin e popullatės shqiptare. “Sjellja e pėrgjithshme e anėtarėve tė koalicionit ėshtė tejet joserioze nė kėto momente tė rėndėsishme sa i pėrket anėtarėsimit tė vendit nė NATO. Konsiderojmė se mė sė paku PDSH-ja ka tė drejtė tė bėjė thirrje tė asaj natyre duke pasur parasysh qė ishte kjo partia politike e cila nuk e respektoi legjitimitetin e popullatės shqiptare e cila pėrkundėr kėtij legjitimiteti pranoi nė mėnyrė inferiore tė bėhet pjesė e njė qeverie e cila asnjėherė nuk respektoi kėrkesat e shqiptarėve”, tha Arifi. Ajo kritikoi PDSH-nė se nuk vendosi nė prioritetet e veta agjendėn shqiptare.
Sipas saj, kjo qeveri e pakicės mund tė merret vetėm me ēėshtjet teknike dhe me asnjė ēėshtje tjetėr politike pėr arsye se s’ka mandat dhe legjitimitet.
Pėr PLD-nė koalicioni VMRO-DPMNE dhe PDSH treguan njė papėrgjegjėsi totale nė kėto momente kyēe pėr Maqedoninė. “Gjatė tėrė kohės kemi potencuar se ata nuk janė nė mundėsi nė mėnyrė konstruktive ta udhėheqin shtetin. Nė pyetjen nėse kryeministri Gruevski e ka ftuar PLD-nė pėr tė hyrė nė Qeveri, Karevska tha se biseda tė tilla s’ka pasur. “Ne kemi treguar qėndrimin tonė. Nuk jemi tė disponuar tė bėhemi pjesė e Qeverisė ku kryeministėr do tė jetė Nikolla Gruevski”, tha Roza Topuzova – Karevska.
Ndryshe, tė premten e kaluar liderėt e katėr partive mė tė mėdha u morėn vesh qė tė mbėshtetet qeveria e pakicės ku edhe pos largimit tė PDSH-sė, ministrat e saj do tė kryenin ēėshtjet teknike, por pas pėrplasjeve tė fundit partia e Menduh Thaēit kanoset me rrėzimin e Qeverisė.

Shiko profilin e anėtarit http://shqipstar.forummotion.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi