Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Kryeministrat e Greqisė me origjinė shqiptare

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin

Admin
Admin

Historikisht arvanitasit kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė tė gjitha fushat e jetės politike dhe kulturore tė Greqisė. Shumė prej tyre pėrfshihen nė listėn e emrave mė tė shndritshėm, qė i dhanė lavdi Greqisė sė Re. Gjithnjė nga historia kemi mėsuar se shqiptarėt kanė bėrė karrierė udhėheqėse politike nė Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por shumė pak ėshtė shkruar dhe folur qė shqiptarėt ose grekėt me origjinė shqiptare ishin shumė kryetarė dhe kryeministra tė Greqisė. Prandaj pėr lexuesit sot kemi zgjedhur tė paraqesim biografitė tė disa kryeministrave tė shtetit Grek qė ishin arvanitas. Qėllimi ėshtė pėr tė ndriēuar rolin historik qė luajtėn arvanitasit pėr drejtimin e mbretėrisė dhe shtetit grek. Kryeministra tė Greqisė qė ishin arvanitas janė mė shumė seē paraqesim nė kėtė pėrmbledhje tė pėrgjithshme, por mjerisht na mungojnė tė dhėnat biografie pėr mė gjerė. Dhe kėto biografi janė marrė nga arkiva e Lidhjes sė Arvanitasve tė Greqisė. Arvanitasit, kėta luftėtar trima, heronj tė Kryengritjes tė 1821, jo vetėm me armėt e tyre luftuan pėr pavarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė shtetit grek, qė drejtuan Greqinė drejtė zhvillimit tė jetės europiane. Shumica e kryeministrave tė Greqisė qė ishin arvanitas janė me origjinė nga ishujt qė historikisht njihen tė banuar dhe banohen edhe sot me shumicė nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.
Nė vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmonė nga vartėsia e Fanarit tė Stambollit.
Arvanitasi tjetėr Dhimitėr Vulgari pasi u zgjodh kryeministėr i Greqisė, u bė e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr tu bashkuar me Greqinė.
Po ashtu Kryeministėr tė Greqisė kanė qene edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili mė tej u zgjodh dhe Kryetar i shtetit grek. Kryeministėr i Greqisė ka qenė edhe anėtari i Akademisė sė Athinės Aleksandėr Diomidhis pėr tė cilin kemi shkruar nė biografitė e arvanitasve qė ishin anėtarė tė Akademisė greke. Ai u zgjodh Kryeministėr i Greqisė mė 30.6.1949 deri mė 6.1.1950.
Pra historikisht arvanitasit kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė tė gjitha fushat e jetės politike dhe kulturore tė Greqisė. Shumė prej tyre pėrfshihen nė listėn e emrave mė tė shndritshėm, qė i dhanė lavdi Greqisė sė Re. Por sot pozicioni i gjuhės, kulturės dhe i traditave tė tyre nuk e meritojnė vendin qė u ka lėnė shtetin grek. Ku ēdo gjė qė ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nėpėr bodrumet e harresės pėr tė mos dalė mė nė dritė e vėrteta e tyre qė janė zotėr tė Greqisė.

1.- Gjergj KUNDURIOTI (1782-1858) lindi nė ishullin e Hidrės. I takon familjes sė Kunduriotėve qė ia dhanė shumė kryengritjes sė 1821. Tok me vėllanė Llazarin, dhanė shumėn prej 1.948.158 franga ari (4/5 tė pasurisė sė tyre) pėr mbėshtetjen tė Kryengritjes tė 1821. Ishte Kryetar i Greqisė nė periudhėn 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe anėtar i Komisionit Drejtues mė 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes sė Pleqėrisė sė parė(1844-1845), tė mbledhjes sė Pleqėrisė sė dytė(1845-1846), dhe tė mbledhjes sė tretė(1846-1847). Nė janar tė 1844 u bė kryeministėr dhe ministėr i Marinės.
U bė kryeministėr pėrsėri nė vitin 1848, dhe dha dorėheqjen pėr shkak tė mospajtimit me mbretin Otton. Nė vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit tė mbretėrisė sė Greqisė mė 1856. Vdiq mė 1858 nė ishullin e Hidrės.

2.- Andon KRYEZIU (1796-1865) lindi nė ishullin e Hidrės mė 1796. Familja e tij kishte ardhur nė ishull nė shekullin XVII. Rrėnjėt e fisit tė Kryezinjve gjenden nė fshatin arvanitas Krieza tė Eubesė jugore. Qysh nė fillim tė luftės sė 1821 luftoi gjithnjė nė vijėn e parė dhe si dorė e djathtė e admiral Andrea Miauli. Mė 1836 bėhet ministėr i Marinės detare greke, mė vonė bėhet krye kujdestar i oborrit tė mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministėr nė 1842-1844, dhe nė vitin1849-1854. Gjatė periudhės qė ishte kryeministėr zgjidhi problemin e madh kishtar tė asaj kohe me shpalljen e Kishės Autoqefale Greke mė 1850 duke e shkėputur pėrgjithmonė nga qendra e fesė ortodokse nė Stamboll. Ishte i pari njeri qė u bė nėnadmiral i Marinės greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit tė parė tė Greqisė. Vdiq mė 1865 nė Athinė dhe u varros me nderime tė veēanta tė mėdha.

3. - Dhimitėr VULGARI (1801-1877) lindi mė 1801 nė ishullin e Hidrės. Ishte bir i beut tė Hidrės, Gjeorgjio Vulgarit. Nė moshėn 17 vjeē u bė anėtar i Kėshillit tė Hidrės dhe mė 1822, u zgjodh kryetar i pėrfaqėsisė sė Hidrės, u bė dhe drejtues i anijes luftarake nė ishull. Mė 1826 ishte prokuror i Hidrės dhe mė 1848 u bė ministėr i Ekonomisė.
Ishte kryeministėr nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjatė periudhės qė ishte kryeministėr u bė bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinė, dhe mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės.
Vdiq mė 1877 nė Athinė.

4. -Athanas MIAULI (1815-1867) lindi nė ishullin e Hidrės mė 1815 dhe ishte djali i tė lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranė babait nė det dhe mėsoi nė anije Fregatė shkrim e kėndim nė gjuhėn greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak tė Mynihut nė Gjermani dhe shėrbeu si oficer i marinės greke. U bė adjutant i mbretit Otton dhe ministėr i Marinės nė vitin 1855. Kryeministėr i Greqisė u zgjodh nga viti 1857-1862.
Vdiq nė Paris tė Francės nė vitin 1867.

5.- Pavlo KUNDURIOTI (1855-1935) lindi nė ishullin e Hidrės mė 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bėri karrierė si oficer i Marinės, me njė veprimtari tė gjerė. Nė vitin 1905 u bė adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parė, nė prag tė luftės sė 1912 u bė komandant i flotės sė Egjeut dhe nė vazhdim u bė nėnadmiral.
Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotėn turke nė dhjetor tė vitit 1912 dhe nė janar 1913.
Mė 1915 u zgjodh ministėr i Marinės dhe mė 1916 anėtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangėlliu, Kundurioti qė drejtonte lėvizjen mė 1917, dhe u bė ministėr i Marinės. Mė 1920 u bė mėkėmbėsi i mbretit tė Greqisė dhe mė 1923 u bė Kryetar i parė i Republikės Greqisė deri mė1926. Nė vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikės Greke arvanitasi tjetėr Teodoros Pangallos. Nė vitin 1929 u rizgjodh pėrsėri Kryetar i Republikės sė Greqisė dhe dha dorėheqjen pėr shkaqe shėndetėsore nė dhjetor tė vitit 1929. Vdiq mė 1935 nė Faliro tė Greqisė.

6.- Petro VULGARI (1884-1957) lindi nė ishullin e Hidrės mė 1884. Ishte oficer i Marinės nė Luftėrat Ballkanike dhe mik i ngushtė i Pavlo Kunduriotit. U bė nė periudhėn 1926-1935, komandant i pėrgjithshėm i aviacionit tė marinės, komandant i bazės sė nėndetėsve dhe mė vonė atashe ushtarak nė Ankara tė Turqisė. U bė ministėr i Aviacionit nė Qeverinė e Lindjes sė Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri mė 17-10-1945 u bė kryeministėr i Greqisė. Nuk pranoi kurrė shpėrblimet pėr detyrėn si kryeministėr. Ai vdiq nė Athinė mė 1957.

7.- Diomidh QIRIAKO (1811-1869) lindi nė ishullin e Specas nė vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumė Kryengritjes tė 1821. Vėllai i tij, Jani Qiriako ishte nėnadmiral i flotės sė ishullit tė Specas dhe u vra nė luftėn e Mesollogjis.
Diomidhi studioi pėr drejtėsi nė Universitetin e Pizės dhe tė Parisit. Mė 1835 u bė prokuror i Gjyqit tė Shkallės sė Parė. Nė vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishėm i ishullit tė Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutės tė vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i sė Drejtės Kushtetuese.
Ishte ministėr i Fesė dhe Arsimit Publik, dhe mė 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministėr i Greqisė. Vdiq nė Itali nė vitin 1869.

8.- Emanuil REPILI (1863-1924) lindi mė 1863 nė Kranidhi. Studioi pėr drejtėsi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetės “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special pėr mė se njė dekadė. U bė ministėr i Jashtėm mė 1910 dhe mė 1913, nė krah tė kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e pėrgjithshėm dhe organizimin e Greqisė sė Veriut. Nė vitin 1925 u zgjodh ministėr i Ekonomisė dhe mė 1916 ministėr i Punėve tė Jashtme dhe nėnkryetar i qeverisė. Si ministėr i Jashtėm pėrpunoi dhe arriti tė votohet ligji pėr Bashkitė dhe Komunat qė tregonte sistemin e drejtimit tė bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministėr mė 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918. Vdiq nė Kranidhi mė 1924.

9.- Aleksandėr KORIZI (1885-1941) lindi mė 1885 nė ishullin e Poros. Studioi pėr Drejtėsi dhe nė vitin 1903 u emėrua nėnpunės nė Bankėn Kombėtare Greke. U bė drejtor i kėsaj banke mė 1921 dhe nėndrejtor i saj mė 1928. Nė vitin 1929 krijoi Bankėn Bujqėsore dhe ishte i pari drejtor i saj. Mė 1936 u bė ministėr i Komunikacionit dhe mė 1939 u bė pėrsėri drejtor i Bankės Kombėtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait nė janar tė vitit 1941, kur askush nuk ndėrmerrte qeverisjen e Greqisė, mori detyrėn e kryeministrit mė 19-1-1941, dhe mė 18 prill 1941, pas njė mbledhje tė vėshtirė tė Kėshillit tė Ministrave, kur u kthye nė shtėpi, vrau vehten.

10.- Kiēo XhAVELl (1801-1855), nė s’ėshtė mė i rėndėsishmi i fisit tė madh Suljot tė Xhavellave, ėshtė gjithėse si, mė i rėndėsishmi i Xhavellave qė morėn pjesė nė Revolucionin e 1821. Xhavella mė i rėndėsishėm cilėsohet Fotoja, pėr tė cilin Kollokotroni thoshte: ‘’Marko Boēari nuk kapej, por Fotoja ishte pėrsosmėria. Kiēo Xhavella u rrit nė Kofuz, ku ishin shpėrngulur suljotėt pas pushtimit tė Sulit nga Ali Pasha. Mė 1820 rikthehet nė Sul pas marrėveshjes tė suljotėve me Aliun dhe shpallet kapedan nė moshėn 19 vjeē. Shkonte nė Itali me detyrė tė siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarė dhe suljotėt, u shkulėn pėrse dyti nga Suli prej turqve tė Sulltanit. Xhavella shkon nė Etolakanani dhe merr pjesė nė tė gjitha betejat e rrethinės, qoftė nėn komandėn e Marko Boēarit qoftė dhe vetėm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bė kryegjeneral i Rumelisė, Kiēo Xhavella me suljotėt e ndoqėn pas, pavarėsisht nga kundėrshtimet fillestare. Mė 1835 mbreti Othon e bėri nėngjeneral dhe Mbikqyrės i Pėrgjithshėm i Ushtrisė dhe adjutant tė vet. Kiēo Xhavella shėrbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes sė Karaiskaqit, ministėr i mbrojtjes mė 1844. Mė 1847-1848 ishte kryeministėr. Vdiq mė 1855 nė Mesologgji.
Sot pjesėtarėt e fisit tė Xhavellave i kemi nė Shqipėri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata qė jetojnė nė Shqipėri e kanė ndryshuar mbiemrin nga Xhavella nė Tasho. Trashėgimtarėt e fisit tė Xhavellave ēdo 6 gusht mblidhen nė Melesin nė kishėn e Shėn Sotirit ku festojnė sė bashku dhe kujtuar tė parėt e tyre. Xhavellasit kanė qenė pjesėtarė edhe tė gardės sė Skėnderbeut.

11. Jonani Teodor Kolokotroni (1804-1868) lindi mė 1804 nė Zakintho. Qė nė moshė tė re 17 vjeēare mori pjesė nė kryengritjen kundra turqve. Mori pjesė nė disa beteja tė mėdha pėr ēlirimin e Greqisė si nė Tripoli, Navplio, dhe luftoi pėrkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri nė vrasjen e tij. Pas kėsaj Joani u kthye nė Peloponezi pėr tė luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetėr Joani Kapodistrisė dhe u burgos mė vonė nga kundėrshtarėt politik qė kundėrshtoni ardhjen e mbretit Otton. Nė vitin 1836, kur Greqinė e udhėhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisė sė tij.
U zgjodh Kryeministėr i Greqisė nė vitin 1862 dhe luftoi pėr tė mbrojtur mbretin Otton tė cilėt kundėrshtarėt politik donin ta rrėzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretėror u largua pėr nė Itali. U rikthye nė Greqi pas ardhjes tė mbretit Gjeorgjit tė Parė. Vdiq mė 20 maj 1868.

https://shqipstar.forummotion.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi