Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Kadare: Pse fituan shqiptarėt

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Kadare: Pse fituan shqiptarėt Empty Kadare: Pse fituan shqiptarėt Fri Mar 14, 2008 6:47 pm

Admin

Admin
Admin

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka sulmuar ashpėr Kryeministrin serb, Vojisllav Koshtunica, i cili ka rikthyer retorikėn e Luftės sė Ftohtė nė Ballkanin e shekullit tė 21. Nė njė intervistė pėr revistėn kroate "Globus", Kadare analizon situatėn pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės e njohjes sė shtetit tė ri nga thuajse e gjithė bota perėndimore. Shkrimtari i madh flet edhe pėr tė kaluarėn, si dhe pėr ndikimin e saj nė historinė e Ballkanit. Pa harruar edhe letėrsinė...

Si e komentoni njohjen aktuale tė Kosovės? A ėshtė situatė absurde qė shqiptarėt me njohjen e Kosovės tė kenė dhe njė shtet tjetėr nė Ballkan?
Nė tė vėrtetė, situata ka qenė absurde para njohjes sė Kosovės. Shqiptarėt kanė qenė popull i huaj nė Serbi. Ata nuk kanė asgjė kulturore tė pėrbashkėt me serbėt. Shqiptarėt kanė kulturė e gjuhė tjetėr, ndėrsa ndėr vite u ėshtė dashur tė jetojnė nėn administrimin serb. Kjo mė nuk ishte absurde, por tragjike. Pra, fenomeni i dy shteteve kombėtare nė Evropė tashmė ėshtė i njohur. Gjermanėt pėr dyzet vjet kanė qenė tė ndarė me kufij. Ndodh qė popujt tė jetojnė nė njė vend e tė flasin gjuhė tė ndryshme, por kjo nuk do tė thotė se njėri duhet ta pėrēmojė tjetrin dhe ta vendosė nė pozitė tė robėruar.

Pėr njerėzit si ju, qė kanė jetuar nė sistem totalitar, ardhja e lirisė para sė gjithash ka rėndėsi tė madhe e konkrete?
Tė gjitha kombet e tjera nė Evropė kanė pasur nė periudha tė ndryshme liri, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės nuk kanė qenė tė lirė pėr asnjė moment nė 600 vitet e fundit. Shqipėria ka pasur Republikė, madje ka qenė dhe mbretėri. Nė komunizėm, Shqipėria ka qenė shtet totalitar, por ka qenė sovran. Populli i Kosovės nuk ka pasur asnjėherė sovranitet.

Doni tė thoni se nė Kosovė ka qenė mė keq se nė Shqipėri nė kohėn e Enver Hoxhės?
Regjimi stalinist ka qenė mė i keqi nga tė gjitha regjimet e bllokut komunist. Nė Kosovė, presioni komunist ka qenė mė i dobėt se nė Shqipėri, por etnikisht robėria nė Kosovė ka qenė shumė mė e fortė dhe e ka prekur fort integritetin njerėzor.

A mendoni se populli shqiptar i Kosovės dhe i Shqipėrisė do tė bashkohen? A do ta dėshironit personalisht?
Dėgjoni, kjo do tė ishte e logjikshme. Pėr mua, kjo ėshtė zgjidhja e vetme pėr shtetet e Ballkanit. E vetmja gjė pozitive qė shoh sot nė Ballkan, ėshtė se pėr herė tė parė nė historinė e gjatė tė Ballkanit, tė gjithė popujt kanė tė njėjtėn aspiratė, tė njėjtėn ėndėrr pėr diēka qė mund tė jetė e pėrbashkėt, qė ėshtė hyrja nė Evropė. Deri tani, interesi i vetėm nė Ballkan, ka qenė qė popujt tė jenė njėri kundėr tjetrit.

A mendoni edhe pėr Serbinė?

I vetmi person qė ka folur kundėr Evropės kėto ditė ka qenė Koshtunica nė Serbi. Ai ėshtė shprehur shumė vrazhdė, me gjuhėn e sė shkuarės sė zezė, e tė vjetėr. Tingėllonte si udhėheqės i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, si stalinist. Kjo ishte "kufoma" e stalinizmit. Ai mendon se pėr brezin e ri serb, ėshtė e tmerrshme tė pranohet pavarėsia e Kosovės. Ndoshta janė akoma tė dehur dhe tė sėmurė pėr Kosovėn? Pėr disa javė ose muaj, do ta kuptojnė se vendi i tyre ka jetuar si nė kohėn e Luftės sė Ftohtė. Ēfarė ka thėnė? Ka thėnė se Amerika ėshtė armiku kryesor i serbėve. Gjuhė e vėrtetė staliniste. Kjo lloj demagogjie tipike, tashmė njihet mirė. Serbia nuk do tė pajtohet lehtė me humbjen. Pėrgjithėsisht, edhe vetė e keni thėnė nė fillim tė librit tuaj "Tri elegji pėr Kosovėn", se shpallja e luftės, nuk do tė thotė kurrė paqe.
Nuk e kujtoj kėtė fjali qė thatė, qė e kam shkruar prej shumė kohėsh nė atė libėr dhe mendimi mund tė jetė momental. Rusia dėshiron qė tė kthehet nė Ballkan dhe nė kėtė zonė ka konfrontim mes Perėndimit e rusėve. Rusėt momentalisht janė nė ekstazėn e gazit, por kjo ėshtė afatshkurtėr. Falė simbolikės sė popujve sllavė, ata mendojnė se mund tė kthehen nė Ballkan. Kjo ėshtė romantike, sepse ėshtė joreale. Rusėt kanė menduar qė t‘i shfrytėzojnė serbėt pėr interesat e veta, por kjo nuk do tė zgjasė. NATO-ja do tė zgjerohet drejt Ballkanit. Gjithė strategjia e serbėve bazohet nė besimin se ata janė kristianė, nė dallim prej shqiptarėve, qė janė me shumicė myslimane. Prandaj Evropa duhet tė jetė me ta. E gjitha kjo ka rėnė nė ujė. Pėr shkaqe tė thjeshta, shqiptarėt pa marrė parasysh besimin e tyre, mbėshtesin Amerikėn e Evropėn. Kjo anulon ēdo opsion tjetėr.

Ju vetė i keni mohuar deklaratat se jeni disident. Si e shihni sot statusin tuaj nė kėtė kuptim?
Para sė gjithash, unė jam vetėm shkrimtar dhe kėshtu jam njohur edhe nė Evropė. Kėshtu jam njohur edhe nė Shqipėri dhe jo si disident. Asnjėherė nuk jam mburrur apo kam vepruar duke thėnė se jam disident. Kam krijuar letėrsinė time, si tė isha kudo nė botėn e lirė dhe pėr kėtė nuk kam pasur nevojė tė reklamohem si disident. Nė Shqipėrinė totalitare, nuk mund tė jetoje si disident.

Serbėt thonė se forcat paqeruajtėse nė Kosovė do t‘i shohin si pushtuese?
Edhe me kėtė shihet se serbėt e kanė humbur kuptimin e realitetit. Kanė humbur busullėn. E njėjta gjė ka ndodhur dhe nė kohėn e Millosheviēit, atėherė kur ra dhe deshi ta tregojė veten si fitimtar. Ėshtė e ēuditshme kjo paradigma e serbėve, qė humbjen e betejės nė Ballkan e mendojnė si fitore. Mite absurde. Beteja e Kosovės ėshtė pėrshkruar nga ana e tyre nė mėnyrė fantastike, por nuk ka pasur lidhje me realitetin. Pėr mė keq, deklarata e tyre fillon me tekstin, se beteja e Kosovės ka penguar hyrjen e turqve nė Evropė. Sidoqoftė ne dimė tė kundėrtėn. Beteja ka zgjatur vetėm dhjetė orė dhe nė fakt, i ka nxitur turqit tė sulmojnė Evropėn. Turqit nė Kosovė e kuptuan se popujt e Ballkanit janė tė pėrēarė dhe po ashtu ishte edhe Evropa.
Feudalėt me ushtritė e veta tė vogla nuk mundėn qė t‘i rezistojnė armatės turke tė disiplinuar e monolite. Kam lexuar kronikėn e vėrtetė tė betejės sė Kosovės, jo serben, por kronikėn qė kanė shkruar kronikanėt turq dhe ata tė Vatikanit
Njė natė para betejės, tė gjithė princat ballkanikė kanė pirė pėrgjatė gjithė natės. Tė nesėrmen nė anėn ballkanike ishte kaos. Kjo nuk ėshtė historia qė tregojnė serbėt. Mitet dhe folklori i tyre u kanė sjellė fatkeqėsi. Serbėt sot qahen, sepse mendojnė se janė tė sulmuar. Por, ėshtė e kundėrta. Atyre u ėshtė ofruar rasti tė ēlirohen e tė zgjidhin diēka, qė ka qenė e keqe pėr ta. Meqė jam shqiptar, jam dhe ballkanas, e mė vjen keq qė gjithnjė flitet me pėrbuzje pėr ballkanasit. Mendoj se tani situata mund tė ndryshojė. Mendoj se kroatėt nuk duan qė t‘u pėrmendet janė ballkanas? Por fakti ėshtė, se ne tė gjithė jemi ballkanas, qė nga sllovenėt e deri te grekėt. Ja, mikun mė tė madh tė shqiptarėve nga Kroacia, intelektualin dhe historianin tuaj Milan Shuflaj, e kanė vrarė shovinistėt serbė nė vitin 1931 nė Zagreb.

Franca e ka njohur Kosovėn. Duket se kjo i ka goditur shumė serbėt, pasi pėrgjatė historisė ata kanė qenė gjithnjė tė lidhur me Francėn...

Ka qenė traditė e gjatė, po kjo ka ndryshuar kohėt e fundit. Ėshtė paradoksale qė serbėt e paraqesin veten si viktimė. Kjo ėshtė nonsens i madh. Mė parė duhet tė pranohet krimi. Kur ta pranosh krimin, atėherė mund tė rigjenerohesh. Ky ėshtė proces tepėr i nevojshėm qė duhet tė kalojė. Ndėrsa serbėt kurrė nuk e pranojnė se kanė kryer krime. Pėr mė tepėr, ata janė krenarė pėr krimet e veta. Kjo ėshtė brengosėse.
Sot serbėt manipulojnė me pakicėn serbe nė Kosovė, siē kanė bėrė dikur me pakicėn serbe nė Kroaci. Ata mendojnė se pjesa e Kosovės me serbė duhet tė bashkohet me Serbinė...
Ata para botės duan tė zgjedhin statusin e viktimės dhe nuk duan qė t‘i kthehen historisė e tė shohin se ēfarė ju ka ndodhur. Nėse pranon atė qė ke bėrė, ėshtė mirė. Ndryshe mbetesh i bllokuar dhe nė sy tė tė gjithėve i marrė.

Cili ka sot interes pėr shkaqe politike, apo ndoshta dhe strategjike, qė tė njihet Kosova?
E gjithė bota. Sė pari, natyrisht shqiptarėt. Sė dyti, duket e pazakontė, por u shkon pėrshtat serbėve. Ata ndihen tė sulmuar, tė fyer, por ky proces do tė kalojė. Pėr vetė ata, do tė jetė mė mirė qė Kosova u bė e pavarur, por nuk duan ta kuptojnė. Nuk duan ta pranojnė, por nė tė vėrtetė Kosova ka qenė njė barrė. Kosova ka qenė e varfėr dhe duhej financuar. Situata nė Ballkan do tė paqėtohet. Kur ndjeni dhimbje e ju duhet operacion, ėshtė tregues i mirė pėr organizmin, se pas tij do tė pėrmirėsohet. Ndėrsa Ballkani ėshtė ende i sėmurė. Mendoj se nuk ka interesa ekonomike nė Kosovė dhe po ashtu as strategjike, sepse ėshtė vend i mėnjanuar, nuk ka dalje nė det si Shqipėria ose Kroacia. Nuk duhet tė harrohet, se nė Evropė ka edhe interesa morale.

Jeni shumė romantik?
Ky nuk ėshtė njė lloj romantizmi i marrė. Sot situata ka ndryshuar nė mėnyrė radikale, sepse nuk mund tė rrimė me duar kryq, ndėrsa afėr nesh masakrohen njerėz. Kėtė Evropa nuk e pranon. Sidoqoftė, gjithēka qė ka ndodhur nė Ballkan, ka qenė pjesė e politikės globale. Natyrisht, shqiptarėt janė njėri prej faktorėve pėr baraspeshėn nė Ballkan. Pėr tė gjithė sot, ėshtė e qartė se shqiptarėt e mbėshtesin politikėn e Perėndimit. Vetėm sa kanė ndėrruar vendet: Serbia ka shkuar nė Lindje, ndėrsa shqiptarėt nė Perėndim. Por mendoj se kjo nuk do tė zgjasė shumė gjatė.

A e aspirojnė shqiptarėt ėndrrėn amerikane, pėr shkak tė varfėrisė?
Ka njė miqėsi tradicionale, qė komunizmi deshi ta asgjėsojė, por nostalgjia pėr Amerikėn ka qenė vendimtare. Me fillimin e shekullit, amerikanėt bėnė luftė diplomatike pėr ta ruajtur Shqipėrinė. Nė fund tė shekullit, ata bėnė luftė pėr tė dėnuar serbėt dhe ruajtur Shqipėrinė. Tani amerikanėt zhvillojnė veprime pėr tė njohur Kosovėn dhe ata nuk kanė asnjė ndikim ekonomik nė Shqipėri.

A nuk ėshtė nė diskutim ēėshtja e luftėrave tė vjetra mes Amerikės e Rusisė nė pjesėn strategjike tė Evropės?
Nuk pėrjashtohet. E dimė se nė Ballkan ka popuj sllavė e jo sllavė. Ka ndarje mes dy botėve - Lindjes e Perėndimit. Nėse gjithė Ballkani hyn nė Evropė, kjo vijė do tė zhduket.

Keni pėrkthyer nė shumė gjuhė dhe jeni i pranuar universalisht. Keni marrė ēmimin "Booker". Si e ka njohur Perėndimi letėrsinė tuaj qė ka inspirime nga mite, aroma e ngjyra?

Letėrsia ka ligjet e veta. Letėrsia ėshtė e vėrtetė, pa marrė parasysh sė pėr kė flitet, e ēfarė arome ka. Mund tė shkruash nė njė fshat mė tė parėndėsishmin nė botė dhe mund tė jesh i madh. Mund tė shkruash nė Nju-Jork ose Tokio dhe tė mbetesh i vogėl.

A mund tė shkruhet nė njė vend jo tė lirė, e tė mbeteni i lirė?
Mund tė shkruani nė vend tė lirė e tė mbetesh i robėruar. Letėrsia ėshtė kapriēioze.

A keni ndonjė shkrimtar tė preferuar?
Kam shije normale. Shkrimtarėt shpesh duan tė jenė ekstravagantė e tė thonė disa emra tė panjohur. Tė njohurit e tė gjithėve, janė dhe mė tė mėdhenjtė. Dua shkrimtarėt e mėdhenj si Shekspirin, Danten, Kafkėn, Xhoin, Gogolin etj..

Si keni mundur qė tė ruani lirinė e brendshme si shkrimtar nė regjimin totalitar? Njėra ndėr veprat mė tė njohura "Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur" e keni shkruar kur ishit vetėm 27 vjeē...
Kur je i ri nė vendet diktatoriale, nuk je nėn kontroll. Kur kam qenė i ri e kam publikuar atė roman, e kanė parė dhe nuk thanė asgjė. Tė parėt e botuan bullgarėt, pastaj Franca, mė pas nė gjithė botėn. U bėra i njohur shumė dhe atėherė situata ime u komplikua plotėsisht. U bėra autoritet i vėrtetė nė njė vend tė tillė. Filluan tė mė shohin me dyshim, sepse mė pyesnin pse mė donte borgjezia nė Perėndim aq shumė?" Nga njėra anė mė mbronte opinioni publik ndėrkombėtar, ndėrsa nga ana tjetėr u bėra armik shtetėror. Por kam qenė me fat. Ēfarėdo qė kam shkruar, ėshtė pėrkthyer nė Perėndim. Njėherė mė sulmuan se kisha shkruar kundėr shtetit e sistemit. Kam shkruar mė pas njė tekst, ku e pranoja gabimin me arsyetimin se atė nuk e kisha bėrė me qėllim. Para do kohėsh, kjo autokritikė u publikua nė Francė. Francezėt mė pyesnin: Si je detyruar pėr autokritikė? Situata ka qenė krejt e thjeshtė. Mund tė zgjidhja mes autokritikės dhe shigjetės.

A do tė thotė kjo se jeni detyruar tė bėni ndonjė kompromis?
Ēfarė ėshtė kompromisi? Shkrimtarėt janė tė detyruar tė respektojnė normat politike dhe nuk duhet ta kapėrcejnė kufirin nėse duan tė mbijetojnė si njeri dhe si shkrimtar. Nuk kam shkruar libėr pėr sistemin nė Shqipėri. Kryesisht, tė gjitha librat e mi janė shkruar nė Shqipėri.

A jeni takuar ndonjėherė me Enver Hoxhėn?
Ndonjėherė. Kam folur dy minuta dhe ai dy orė. Ka qenė aktor i madh dhe mburrej se ishte shkolluar nė Francė. Luante intelektualin e madh.

https://shqipstar.forummotion.com

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi