Vizitoni
Radio Shqip

You are not connected. Please login or register

Presioni i Hashim Thaēit, nxjerr PDSH-nė nga Qeveria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Admin


Admin
Presioni i kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, ka bėrė qė Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tė braktisė Qeverinė e Nikolla Gruevskit, merret vesh nga burime tė larta partiake. Shkas pėr largimin e PDSH-sė nga Qeveria mėsohet tė ketė qenė zvarritja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Maqedonisė.
Pas vendimit tė kryesisė qendrore tė PDSH-sė pėr daljen definitive nga koalicioni qeveritar, kryetari i kėsaj partie Menduh Thaēi tha se ėshtė pajtuar me kryeministrin e Kosovės Hashim Thaēi. Prishja e raporteve ndėrmjet dy Thaēėve ka marrė fund.
“U krye kjo punė, tash jemi pajtuar”. Qė kur PDSH-ja ka vendosur tė dalė nga Qeveria e Gruevskit, raportet ndėrmjet tij dhe Hashim Thaēit, sipas liderit tė PDSH-sė, janė rregulluar. “Tash i kemi rregulluar raportet me Thaēin. Prej se kam vendosur tė dal nga Qeveria, raportet tona janė rregulluar”, tha kreu i PDSH-sė.
Pas braktisjes sė koalicionit qeveritar nga PDSH-ja, Gruevski pėr herė tė parė ėshtė prononcuar pėr mediat, por, ai s’ka lėnė hapėsirė pėr pyetje tė gazetarėve. Kryeministri Gruevski pas takimit me liderėt e koalicionit “Pėr ardhmėri mė tė mirė”, s’u pėrgjigj konkretisht nė pyetjet qė kėtyre ditėve partitė i dėrguan nė adresė tė tij.
“Dėshiroj t’i porosis tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė se s’do tė lejoj asnjė politikan, as njė parti politike me skenarė tė ndryshme, t’i dėmtojnė interesat e Maqedonisė dhe qytetarėve tė saj. Kėto janė kohėra serioze dhe Maqedonia ka kapacitet tė ballafaqohet me tė gjitha sfidat me menēuri, dinjitet dhe pėrgjegjėsi”, tha Gruevski. Ai nuk u pėrgjigj nėse Qeveria ėshtė nė krizė, e as cilat janė hapat e mėtejshėm tė qeverisė.
Nga Zyra e BE-sė nė Shkup, presin se edhe pas vendimit tė PDSH-sė qė tė dalė nga Qeveria, pushteti ekzekutiv tė fokusohet nė procesin e reformave tė nevojshme pėr perspektivėn evropiane tė Maqedonisė. “Ministrat e PDSH-sė tani pėr tani do t’i kryejnė obligimet. Presim nga Qeveria tė fokusohet nė procesin e reformave tė nevojshme pėr perspektivėn evropiane tė vendit”, ėshtė porosia e Zyrės sė BE-sė nė Shkup.
Nė lidhje me krizėn qeveritare nė Maqedoni ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik Kombėtar (BDK). Ky subjekt vlerėson se kriza qeveritare nuk ka tė bėjė me kėrkesat e shqiptarėve, por se ajo vjen si rezultat i dallimeve me emrin kushtetues tė Maqedonisė me Greqinė para Samitit tė NATO-s. “Qeveria e Gruevskit gjendet para njė momenti historik pėr ardhmėrinė e vendit, qė tė zgjedhė mes NATO-s dhe emrit. Me kėtė pėrgjegjėsi historike ky koalicion qeveritar nuk ka forcė politike qė tė ballafaqohet. Pėr shkak tė kėsaj Gruevski ėshtė pėrcaktuar tė shkaktojė krizė qeveritare nė vend”, thuhet nė reagimin e BDK-sė. Nga partia e Hysni Shaqirit, kėrkojnė qė shqiptarėt tė dalin me qėndrime tė unifikuara, rreth veprimeve tė mėtejme politike.
Gruevski pas takimit me partitė e vogla tė koalicionit, do tė takohet me kryetarin e shtetit, Branko Cėrvenkovski, ndėrsa nė orėt e vona nė Klubin e deputetėve, duhet tė mbahet takimi i liderėve mes katėr partive politike nė Maqedoni.


BDI: Kjo Qeveri s’mund tė sjellė vendime politike

Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) ka shqyrtuar situatėn politike nė vend dhe ka shprehur brengosje pėr krizėn nė tė cilėn ėshtė futur vendi. BDI me kėtė rast ka konstatuar se Maqedonia gjendet nė krizė tė thellė politike me pasoja pėr vendin dhe qytetarėt. “Kjo Qeveri ka humbur legjitimitetin dhe nuk mund tė sjellė vendime politike. Pėr hir tė interesave shtetėrore dhe tė qytetarėve BDI do tė jetė konstruktive nė tejkalimin e krizės nė tė cilėn ėshtė zhytur vendi”, konstatojnė nė BDI.

Shiko profilin e anėtarit http://shqipstar.forummotion.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi